Pa energji elektrike sot nga ora 08 – 9:30, deri në 14:30 – 15:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Aerodrom, Gazi Babë, Karposh dhe Gjorce Petrov, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup.
QRMK-ja informon se pas marrjes së një njoftimi nga EVN Maqedoni SHA, pa energji elektrike në periudhën prej orës 08:00 deri në ora 15:00, do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Todor Çangov”, në komunën e Aerodromit.
Pa rrymë në periudhën prej 08:30 deri në orën 14:30, do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Metodija Andonov Çento”, objektet “Napredok”, sendviçaren Hit, dhe objektet nga vendi i quajtur Trianglla deri te mbikalimi për Çento, në komunën e Gazi Babës.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 13:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e ndërtesave në rrugën “Vangel Dinui” dhe disa ndërtesave me numra tek në rrugën “France Preshern”, në komunën e Karposhit.
Pa rrymë në periudhën prej orës 09:30 deri në 14:30, do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve “Vëllezërit Çakrevi” dhe “Zora Socialistike” në komunën e Gjorçe Petrov.



