BallinaLAJMEMaqedoniNë Kuvend kalojnë në lexim të parë disa propozim ligje të rëndësishme

Në Kuvend kalojnë në lexim të parë disa propozim ligje të rëndësishme

Në shtëpinë ligjvnëse sot është mbajtur seanca plenare e 53-të në të cilën janë shqyrtuar 14 nga gjithsej 20 pika në rendin e ditës.

Në seancë shumica e deputetëve i kanë miratuar Vendimin për shpallje të shpalljes publike për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për mbikëqyrje civile, ndryshimet e Ligjit për fitofarmaci, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mjedis jetësor, pastaj ndryshimet e Ligjit pët mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, ndryshimet e Ligjit për arsim të lartë, si dhe Raportet financiare të Agjencisë për suprvizion të sigurimit për vitin 2024.

Në lexim të parë u miratuan: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vullnetarizmin, Projek-tligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmën për të rinj, Projektligji për vënien në përdorim të pajisjeve teknike për transport, Projektligji për komunikimet elektronike, Projektligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale, Projektligji për materialin arkivor dhe veprimtarinë arkivore dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore.

Në seancën e zgjatur, e cila do të caktohet shtesë, midis pikave që do të shqyrtohen është edhe  Projektligji për mbështetjen e viktimave të aksidentit në diskotekë në Koçan dhe anëtarëve të familjeve të tyre, i cili është në lexim të parë.

Paraprakisht në seancën gjatë miratimit të rendit të ditës, koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nilkolla Micevski i akuzoi socialdemokratët dhe deputetët nga radhët e Të Majtës për politikanizëm, sepse, siç tha, nuk kanë votuar për miratimin e rendit të ditës, edhe pse me kërkesë të tyre pika për koçanin është vendos e para në rendin e ditës.

Deputeti dhe koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski, paraprakisht theksoi se mbështetja për të lënduarit dhe familjet e të vdekurve duhet të jetë prioriteti më i madh në këtë moment. Sipas tij, gjithçka tjetër që është në rend dite dhe votohet me procedurë të shkurtuar është më pak i rëndësishëm.

Në seancën nuk kaloi propozimi i Të Majtës në rend dite të kësaj seancë që të gjendet edhe Propozim-ligji i tyre për rritje të pagës minimale në 500 euro. E Majta i akuzon partitë politike të shumicës qeveritare se punoujnë kundër interesave politike dhe në interes të kapitalit dhe elitave të biznesit.

Lajme te lidhura

spot_img