Një pacient 52-vjeçar ka marrë një zemër të re, ndërsa një i ri 23-vjeçar ka përfituar transplant të veshkës nga një donator i ndjerë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Pacienti 52-vjeçar ndodhej në listën kombëtare të transplantimit që nga viti 2021. Nga donatori janë dhuruar edhe inde kockore. Të dy pacientët ndodhen në gjendje stabile.
“Respekt i jashtëzakonshëm për familjen e donatorit të ndjerë, e cila me këtë vendim të guximshëm vendosi të ndryshojë fundin e historisë së dikujt. Kur jemi të bashkuar dhe kemi një mision kaq human, së bashku dhe si ekip mund të shtyjmë kufijtë”, tha prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim.



