BallinaLAJMEMaqedoniMoti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e sotme do të nisë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta. Megjithatë, pasdite dhe gjatë natës, vendi do të ndikohet nga një masë ajrore e lagësht dhe e paqëndrueshme, e cila do të sjellë kushte të ndryshueshme të motit me reshje lokale shiu dhe bubullima, përcjell PressOnline.al.

Në disa zona pritet që proceset të jenë më intensive, në formë të motit të keq, me rreshje të dendura që mund të kalojnë mbi 20 litra për metër katror në një kohë të shkurtër. Po ashtu, parashikohet erë e fuqishme me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë dhe mundësi për paraqitje të izoluar të breshërit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 35°C.

Lajme te lidhura

spot_img