Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira lokale
Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e përforcuar. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 35 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim pritet një periudhë me mot të qëndrueshëm, me diell dhe të ngrohtë, me vranësira të pakta lokale dhe rritje të temperaturave.



