Gjatë fundjavës, moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe me erë, veçanërisht sot, kur herë pas here do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.
Në pjesët juglindore të vendit priten reshje të shkurtra lokale shiu, të shoqëruara me rrufe të rralla.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja nga 16 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell dhe me erë të përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Të hënën, nga orët e mbrëmjes deri të mërkurën, moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu. Të martën, në disa vende priten reshje më intensive, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar.



