Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë një erë mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit herë pas here do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin prej -2 deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.



