Moti sot

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, e cila përgjatë Vardarit herë pas here do të jetë e përforcuar dhe do të vijë nga veriperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe më i ftohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 8 gradë.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë në të gjithë vendin, me temperatura nën zero. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen gradualisht, ndërsa nga fundi i ditës pritet periudhë me mot kryesisht të vranët dhe reshje të herëpashershme shiu.

Reshjet do të jenë më të dendura të enjten, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit, ku pritet të bien deri në 30 litra shi për metër katror. Të premten, reshje mbi 20 litra për metër katror priten në pjesët jugore dhe lindore. Për shkak të uljes së temperaturave gjatë fundjavës, reshjet pritet të jenë shi dhe borë.

Lajme te lidhura

spot_img