Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira, me periudha me diell gjatë ditës.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët verilindore priten herë pas here erëra më të forta, kryesisht nga drejtimi i veriut.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 26 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm.
Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë në 9 gradë, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.



