Moti sot

Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, e cila përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), edhe nesër do të mbisundojë mot i qëndrueshëm me mëngjese të freskëta. Të premten priten reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Pastaj vijon periudha e motit të qëndrueshëm me temperatura më të ulëta të mëngjesit.

Lajme te lidhura

spot_img