Moti sot

Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri në 38 gradë; pasdite vende-vende priten reshje shiu dhe bubullima

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, veçanërisht nxehtë do të jetë nesër dhe gjatë ditëve të fundjavës, kur temperaturat ditore në të gjithë vendin do të kalojnë 30 gradë Celsius.

Sot në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites, vende-vende do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, thuhet në parashikimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore në të gjithë vendin do të jenë mbi 30 gradë. Më së nxehti do të jetë në Gjevgjeli, ku temperatura pritet të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup, sipas meteorologëve, gjithashtu do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa temperatura ditore në kryeqytet do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Moti me diell dhe i nxehtë, me kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar në orët e pasdites, pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim dhe gjatë fundjavës së ardhshme.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, veçanërisht nxehtë do të jetë nesër dhe gjatë ditëve të fundjavës, kur temperaturat ditore në të gjithë territorin e vendit do të jenë mbi 30 gradë Celsius.

Lajme te lidhura

spot_img