Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë kushte për paraqitje të paqëndrueshmërisë, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, e cila përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi deri në 40 km/h. Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 26 deri në 33 gradë.
Në Shkup, paradite moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, ndërsa pasdite në disa pjesë të rajonit të Shkupit pritet paraqitje e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.
Në ditët në vijim pritet mot kryesisht stabil dhe më i ngrohtë. Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell, përveç të dielës kur priten reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior.



