Moti sot do të jetë kryesisht me diell, me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të përforcohet.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të shënojnë rënie të ndjeshme krahasuar me ditën e djeshme, duke arritur nga 22 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe temperatura më të freskëta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, me intensitet të shtuar në disa pjesë të luginës.
Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë rreth 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.



