BallinaLAJMEMaqedoniMot me diell dhe temperatura deri në 38 gradë, pasdite mundësi për...

Mot me diell dhe temperatura deri në 38 gradë, pasdite mundësi për stuhi dhe erë të fuqishme

Mot me diell dhe temperatura deri në 38 gradë, pasdite mundësi për stuhi dhe erë të fuqishme

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare.

Gjatë orëve të pasdites pritet jostabilitet i izoluar, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset mund të jenë më intensive dhe të marrin formën e stuhisë së shkurtër, me shi të dendur, erë të fuqishme dhe mundësi për breshër.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të një stuhie të shkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.

Edhe gjatë ditëve në vijim, në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht nuk përjashtohet paraqitja e motit të lig me shi të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe breshër.

Lajme te lidhura

spot_img