BallinaLAJMEMaqedoniMot me diell dhe i nxehtë, pasdite priten reshje të rrëmbyeshme

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite priten reshje të rrëmbyeshme

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite priten reshje të rrëmbyeshme
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë pasdites, në disa zona pritet jostabilitet lokal, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 38°C,

Në Shkup gjithashtu do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë. Pasdite, në disa pjesë të luginës, ekzistojnë kushte për reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë më të fortë. Temperatura minimale do të jetë rreth 18°C, ndërsa maksimalja deri në 35°C.

Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, të mërkurën jostabiliteti pritet kryesisht në zonat malore. Nga e enjtja fillon një periudhë me mot shumë të nxehtë, ndërsa gjatë fundjavës temperaturat ditore në disa vende pritet të kalojnë 40°C.

 

Lajme te lidhura

spot_img