Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shprehur zhgënjim të thellë për vendimin e gjykatës në Tetovë, ku një person që mori jetën e një të riu u dënua me vetëm dy vjet burg. Mickoski theksoi se ky vendim është një goditje për drejtësinë dhe kërkoi që Këshilli Gjyqësor të ndërmarrë masa ndaj gjyqtarit që e mori këtë vendim.
Ai shtoi se kjo nuk është drejtësi dhe se sistemi i drejtësisë ka dështuar. Mickoski kërkoi publikisht nga Këshilli Gjyqësor që të rishqyrtojë punën e gjyqtarit që ka marrë këtë vendim.
“Si njeri dhe si prind, jam thellësisht i zhgënjyer nga ky vendim. Kjo nuk është drejtësi dhe ky është një dështim i sistemit. E di që disa mund të mërziten me këtë deklaratë, por publikisht kërkoj nga Këshilli Gjyqësor të rishqyrtojë punën e gjyqtarit që e mori këtë vendim,” përfundoi ai.



