BallinaLAJMEMaqedoniMickoski i prerë: Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës mbetet vetëm...

Mickoski i prerë: Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës mbetet vetëm në gjuhën maqedonase!

Mickoski i prerë: Pjesa me gojë e provimit të jurisprudencës mbetet vetëm në gjuhën maqedonase!

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pjesa me shkrim e provimit të jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën në të cilën studentët kanë përfunduar arsimin e lartë, ndërsa pjesa me gojë duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase.

Duke komentuar kërkesat e studentëve shqiptarë, të cilët nuk pranojnë një zgjidhje që mundëson dhënien e provimit në shqip vetëm në masën 84%, por kërkojnë zgjidhje të plotë, Mickoski tha se nuk e di si janë përllogaritur këto përqindje, por se qëndrimi i Qeverisë është i qartë.

Ai theksoi se e drejta për arsim të lartë në gjuhën amtare dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë janë dy çështje të ndryshme.

Sipas tij, pjesa me gojë, ku simulohen konteste civile dhe penale, duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase.

Mickoski iu referua edhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias për Ligjin e Gjuhëve, duke theksuar se mendimet e institucioneve ndërkombëtare duhet të respektohen.

Ai përsëriti se maqedonishtja mbetet gjuha e përbashkët zyrtare e sistemit të drejtësisë në vend.

Lajme te lidhura

spot_img