Implementimi i Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, përpjekjet për integrim rajonal, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të integrimit gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit, do të jenë tema kryesore e Samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor, në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski, i shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe për Çështje Evropian, Orhan Murtezani
Siç paralajmëroi Qeveria, krahas pjesëmarrjes në Samit, kryeministri Mickoski do të takohet edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, si dhe me kolegët e saj nga Spanja dhe Polonia, Pedro Sançez dhe Donald Tusk.
Nëesr, Mickoski do të marrë pjesë edhe në Samitin e Partisë Popullore Evropian (EPP), i cili do të mbahet para takimit të shefave të shteteve ose të qeverive të anëtareve të BE-së.
Në vigjilje të vizitës në Bruksel, kryeministri Mickoski të shtunën deklaroi se mesazhet që vijnë nga atje “nuk janë shumë të qarta”, por se mesazhi ynë është i qartë se ne kemi bërë mjaftueshëm si asnjë shtet tjetër në BE.
“Ne do të vazhdojmë të promovojmë vlerat evropiane, do të bëjmë detyrat e shtëpisë, nëse janë të gatshëm të gjejnë zgjidhje konstruktive dhe të vazhdojmë rrugën në rregull, në çdo kohë jemi të gatshëm t’i përgjigjemi pozitivisht një kërkese të tillë, në të kundërtën mund të konkludoj se ne si shtet, Ballkani, fatkeqësisht nuk jemi në fokusin e kësaj administrate të Brukselit”, deklaroi Mickoski.
Sipas tij nël Bruksel ka politikanë, të cilët “kanë vendosur të jenë peng të politikanëve, të cilët janë me mendësi mesjetare, në vend që shikojnë drejt shekullit 21 dhe 22”.
“Reformat i bëjmë konform monitorimit të Evropës dhe kësisoj do të vazhdojmë. Ne nuk jemi rrezik, jemi nën ombrellën e BE-së dhe duke qenë se atje në Bruksel ka politikanë që kanë vendosur të jenë peng të politikanëve që ende mendojnë si në mesjetë, në vend që të shikojmë kah shekulli 21 dhe 22, ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë më shumë lëshime derisa jemi qeveri. Nëse gjejnë një qeveri tjetër, le ta sjellin, le ta bëjnë. Kjo qeveri lëshime të tilla nuk do të bëjë, sepse nuk është ky argumenti – kjo është ajo, ju e dini 27 janë të tillë. Ai argument na çon këtu ku jemi sot”, ka thënë kryeministri.
Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në një intervistë me pesë gazetarë të mediave të Ballkanit Perëndimor, ndër to edhe MIA, tha se duhet të punohet për përmbushjen e plotë të obligimeve të vendit, të cilat janë parakusht për hapjen formale të negociatave për anëtarësim.
“Natyrisht, është e nevojshme të respektohet ajo që ka arritur Maqedonia e Veriut dhe mendoj se është shumë e rëndësishme të arrihet forcimi i besimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe fqinjëve të saj, veçanërisht Bullgarisë. Ne duhet të punojmë që Maqedonia e Veriut të përmbushë plotësisht detyrimet e saj, të cilat janë parakusht për hapjen formale të negociatave. Kam respekt të madh për përpjekjet që Maqedonia e Veriut ka bërë në të kaluarën për të kapërcyer pengesat, veçanërisht me Greqinë. Është një vend që ndërroi edhe emrin për të kapërcyer këto pengesa”, theksoi Koshta.



