BallinaLAJMEMaqedoniMexhiti vizitoi shkollën “Tefejuz” në Gazi Babë: Investimi në shkolla është investim...

Mexhiti vizitoi shkollën “Tefejuz” në Gazi Babë: Investimi në shkolla është investim në të ardhmen e fëmijëve

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, në prag të vitit të ri shkollor vizitoi shkollën fillore “Tefejuz” në komunën e Gazi Babës.

Në këtë vizitë e shoqëronin bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Çairit, Muhamed Murtezi, si dhe deputeti Bekim Sali.

Në këtë shkollë ku mësojnë rreth 1000 nxënës, mësimi zhvillohet kryesisht në gjuhën turke dhe ka edhe paralele në gjuhën shqipe, duke pasqyruar diversitetin kulturor të vendit.

Gjatë vizitës, Mexhiti u njoh me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor dhe diskutoi mbi nevojat dhe problemet më urgjente të institucionit. Ndër kërkesat kryesore u theksua vendosja e ulëseve në oborr dhe rregullimi i tavanit të objektit, si masa të domosdoshme për sigurinë dhe komoditetin e nxënësve.

Drejtuesit e shkollës prezantuan gjithashtu draft-projektin “Clean Green Action”, që synon gjelbërimin e oborrit dhe krijimin e hapësirave funksionale për aktivitete jashtë klasës.

“Investimi në shkolla është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë. Çdo nevojë e evidentuar gjatë kësaj vizite do të marrë trajtimin e duhur, në mënyrë që nxënësit e shkollës ‘Tefejuz’ të nisin vitin e ri shkollor në kushte më të mira dhe më të sigurta”, u shpreh Mexhiti.

Lajme te lidhura

spot_img