BallinaLAJMEMaqedoniMaqedonia e Veriut vazhdon të renditet ndër vendet me ajrin më të...

Maqedonia e Veriut vazhdon të renditet ndër vendet me ajrin më të ndotur në Evropë, 2.667 vdekje nga ndotja gjatë 2023

Maqedonia e Veriut, vazhdon të mbetet një nga vendet më ajër më të ndotura në Evropë. Sipas vlerësimeve të fundit të publikuara nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, vetëm gjatë vitit 2023 në vendin tonë kanë humbur jetën 2.667 persona nga shkaqe që lidhen drejtpërdrejt me ekspozimin afatgjatë ndaj ajrit të ndotur.

Raporti thekson se grimcat e imëta PM2.5 paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin e popullsisë, duke shkaktuar sëmundje të rënda kronike. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes lidhet me raste të rritura të sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit të mushkërive, astmës, sëmundjeve respiratore kronike, si dhe diabetit.

Sipas raportit, ndotja e ajrit prek në mënyrë të veçantë fëmijët, të cilët konsiderohen si grup i ndjeshëm dhe te të cilët janë regjistruar rritje të rasteve me astmë dhe probleme respiratore. Qytetarët më të moshuar të Shkupit, thonë se për tu mbrojtur nga ajri i ndotur, detyrohen që të mbyllen në shtëpi ndërsa dalin vetëm atëherë e kanë të detyrueshme.

”Unë vuaj nga HOBB dhe pa maske nuk mund të dal aspak, me pengon shumë. Si mbroheni nga ajri i ndotur? Nuk dal, ja vetëm për nevojë, çfarë të bëj”, tha një qytetar.

“I ndotur është nuk është mjegull. Me pengon shumë ajri i ndotur pasi kam probleme me mushkëritë”, u shpreh një tjetër qytetar.

Aktivistja Viktorija Stevkova thotë se niveli i ndotjes së ajrit në Shkup mund të ulet. Mjafton të detektohen zonat nga ku vjen ndotja e ajrit dhe të merren masa konkrete.

“Ajri i ndotur mundët lehtë të kontrollohet, por thjeshtë nuk duan, vetëm duhet të gjenden lokacionet nga ku ndotet, a janë ato fabrika apo janë ndërmarrje private të cilat djegin apo janë njerëzit të cilët jetojnë në kushte substandarde dhe nuk ka arsye të mbrohet dikush kur të gjithë jetojmë në këtë planet, nëse ka ndonjë planet tjetër le të na tregojnë që të shesim gjithçka këtu dhe të zhvendosemi”, tha Viktorija Stevkova, aktiviste.

Sipas raportit ndërkombëtar të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, përmirësimi i cilësisë së ajrit mund të shpëtojë mijëra jetë çdo vit dhe apelon për masa më të forta në sektorët e energjisë, transportit dhe ngrohjes, që mbeten burimet kryesore të ndotjes së ajrit. /Alsat.mk

Lajme te lidhura

spot_img