BallinaLAJMEMaqedoniLSDM: Le të merret vesh VMRO-DPMNE me BDI-në për çfarë të dojë,...

LSDM: Le të merret vesh VMRO-DPMNE me BDI-në për çfarë të dojë, ne marrëveshje bëjmë vetëm me qytetarët

“Qeveria teknike duhet të mbetet, sepse kushtet në shoqëri janë të njëjta si në vitin 2016 – krim, korrupsion, institucione të kapura, partizim dhe kontroll mbi gjyqësorin”, e përsëriti qëndrimin e saj LSDM pas takimit të djeshëm të liderëve dhe një pjese të temave që u diskutuan mes kryetarëve të partive parlamentare.

Nga LSDM theksojnë se, siç e quajnë ata, koalicioni i tenderëve VMRO–ZNAM nuk dëshiron dialog, por kërkon alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat, sipas tyre, tashmë janë të dakorduara. Ata shtojnë se nuk duan reforma për BE-në, por mbulim për izolimin e qëllimshëm të vendit.

“Le të merret vesh VMRO me BDI-në për çfarë të dojë. Ne marrëveshje mund të bëjmë vetëm me qytetarët. Detyrimi ynë është ta kthejmë pushtetin në duart e popullit”, theksojnë nga “Bihacka”.

 

Lajme te lidhura

spot_img