BallinaLAJMEMaqedoniLSDM kërkon përgjegjësi nga Mickoski: Ende nuk ka dëshmi se uji në...

LSDM kërkon përgjegjësi nga Mickoski: Ende nuk ka dëshmi se uji në Gostivar është i sigurt

LSDM kërkon përgjegjësi nga Mickoski: Ende nuk ka dëshmi se uji në Gostivar është i sigurt
LSDM-ja kërkon përgjegjësi nga kryeministri Hristijan Mickoski, duke pretenduar se Qeveria ende nuk ka dorëzuar dokument zyrtar që dëshmon se uji, të cilin qytetarët e Gostivarit e përdorin prej më shumë se një jave, është teknikisht i sigurt.

“Përsëri një premtim i ri, përsëri i parealizuar. Uji ende nuk është i pastër dhe as teknikisht i sigurt. E vetmja ‘dëshmi’ është deklarata e Mickoskit dhe asgjë më shumë”, thuhet në komunikatën e partisë opozitare.

Nga LSDM-ja thonë se edhe sot po kryhet hiperklorimi i ujit dhe se gjatë këtij procesi nuk lejohet përdorimi i tij për larje.

“Askush nuk guxon t’ua thotë publikisht këtë qytetarëve, sepse atëherë do të zbulohej se Mickoski nuk ka thënë të vërtetën. Ministri Klekovski paralajmëroi se nga kjo javë uji do të mund të pihet. Sot është konfirmuar zyrtarisht prania e bakterit të rrezikshëm ‘Pseudomonas aeruginosa’, i cili mund të ketë pasoja serioze për shëndetin”, pretendojnë nga LSDM-ja.

Sipas tyre, kjo nënkupton se përdorimi i ujit për larje nuk ka qenë i lejuar, ndërsa qytetarët nuk kanë qenë të informuar në kohë.

Partia kërkon përgjegjësi penale nga kryeministri Hristijan Mickoski, ministri Klekovski dhe të gjithë personat përgjegjës në institucionet që, sipas tyre, kanë heshtur derisa rrezikohej shëndeti i qytetarëve të Gostivarit.

“Situata ende vazhdon dhe përgjegjësia nuk mund të shmanget. E ftojmë Savevskin që të veprojë në përputhje me ligjin dhe të dalë në mbrojtje të qytetarëve, sepse bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

/ Aktuale.mk

Lajme te lidhura

spot_img