BallinaLAJMEMaqedoniLSDM: Gjykata i ka dorëzuar dokumentet për ekstradimin e Gruevskit – pse...

LSDM: Gjykata i ka dorëzuar dokumentet për ekstradimin e Gruevskit – pse ministri i Drejtësisë, Filkov nga ZNAM, i mban në sirtar?

Gjykata i ka përfunduar dhe dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradimin e të dënuarit Nikolla Gruevski. Tani këto dokumente ndodhen në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ministri nga ZNAM, pjesë e koalicionit të Mickoskit, nuk po i dërgon në Hungari, thonë nga LSDM.

“Nuk ka asnjë arsye të pritet një qeveri e re.

Institucionet duhet të funksionojnë dhe të veprojnë menjëherë.

Mickoski dhe qeveria e tij me vetëdije po e mbrojnë Gruevskin dhe po i japin kohë që të arratiset në një shtet të tretë.

Kjo nuk është gabim administrativ, por mbrojtje e qëllimshme e një personi të dënuar nga ana e kreut të organizatës kriminale VMRO

Qytetarët meritojnë përgjigje të qartë:

Pse Mickoski nuk e kërkon Gruevskin?

Pse dokumentet kanë ngecur në Ministrinë e Drejtësisë?

Po vjen koha e së vërtetës”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajme te lidhura

spot_img