BallinaLAJMEMaqedoniLigj i ri: Vauçer prej 250 euro për çdo student në të...

Ligj i ri: Vauçer prej 250 euro për çdo student në të gjitha universitetet për pajisje elektronike

Deputetja e VLEN-it, Feride Haxhiu, ka njoftuar se është dorëzuar zyrtarisht Ligji për lëshimin e vauçerëve me vlerë, i cili parasheh që çdo student në të gjitha universitetet e vendit do të përfitojë një vauçer prej 250 eurosh për blerjen e një pajisjeje elektronike.

Sipas Haxhiut, ky është një hap konkret në mbështetje të të rinjve dhe në përmirësimin e kushteve të tyre për studime. Ajo theksoi se kjo nismë është pjesë e zotimeve të dhëna më herët dhe se me këtë ligj, premtimet po shndërrohen në realitet.

“Ajo që ua premtojmë të rinjve – ne e realizojmë. Çdo i ri meriton një mundësi të barabartë. Kjo është një investim në të ardhmen e vendit tonë,” deklaroi deputetja.

Ligji pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit në Kuvend, dhe do të mundësojë që studentët të pajisen me pajisje të nevojshme për përmbushjen e obligimeve akademike dhe për avancim profesional.

Sipas nismëtarëve, shteti ka për obligim të krijojë kushte për përparimin e të rinjve, dhe kjo nismë do të jetë pjesë e vazhdimit të politikave zhvillimore për arsim dhe teknologji.

Lajme te lidhura

spot_img