Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi disa ligje të rëndësishme, ndër to edhe Ligjin për Ndihmën për të Rinj, me të cilin të rinjtë deri në moshën 23-vjeçare, të punësuar në sektorin e prodhimit, do të përfitojnë ndihmë financiare në vlerë prej 3.000 denarësh.
Deputetët mbështetën gjithashtu edhe ndryshimet në Ligjin për Zonat e Gjelbra Industriale, me qëllim harmonizimin e tij me Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (ZORODU). Sipas sqarimeve, ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me përshtatjen e terminologjisë së ligjit ekzistues me zgjidhjet e reja ligjore.
Po ashtu, Kuvendi miratoi vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë.



