BallinaLAJMEMaqedoniKomuna e Çairit: Është larguar kiosku “Ali Tobacco” te vendkalimi për këmbësorë...

Komuna e Çairit: Është larguar kiosku “Ali Tobacco” te vendkalimi për këmbësorë në Bit Pazar

Me vendim të Komunës së Çairit, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, është larguar konstruksioni i kioskës “Ali Tobacco”, e cila ndodhej pranë vendkalimit për këmbësorë në zonën e Bit Pazarit dhe për vite me radhë zinte një pjesë të trotuarit dhe hapësirës publike.

Me këtë ndërhyrje, hapësira i rikthehet qytetarëve, duke mundësuar lëvizje më të lirë dhe më të sigurt për këmbësorët. Komuna e Çairit do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme edhe në lokacione të tjera, me qëllim lirimin e hapësirave publike, përmirësimin e funksionalitetit dhe rritjen e rendit urban.

Lajme te lidhura

spot_img