Kryeparlamentari Afrim Gashi ka marrë kërcënime me jetë përmes emailit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk do të ketë kurrë, kurrë, kurrë ndryshime kushtetuese, do të ketë varje, masakër dhe vrasje të çdo gjëje bullgare, “fashiste”. Ata janë fashistë dhe vendi i tyre është në trekëmbësh, për t’u kuruar për sëmundjen që kanë. Thjesht provoni, ne do të hyjmë në parlamentin tuaj dhe do t’ju vrasim juve… që jeni për bullgarët, vetëm vdekje”, thuhet në emailin e dërguar në emailin zyrtar të kryeparlamentarit.
Këto kërcënime janë raportuar edhe në polici.



