Sekretari organizativ i Aleancës së Shqiptarëve – FE, Tiron Jajaga ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski ku thotë se “ për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpitë”, transmeton TV21.
Jajaga ka porositur Mickoskin që të “zgjidhë problemin” me tragjedinë në Koçan, pasi sipas tij, “përndryshe respekti do të jetë i ndërsjellë”
Jajaga poashtu ka bërë thirrje që përgjegjësi për rastin të mbajnë bartësit aktualë të funksioneve.
“Dhjetëra familje po kalojnë momentet më të rënda të jetës. Populli meriton drejtësi jo selektive. E drejtë do të ishte që në përgjegjësi të thirren mbajtësit e funksioneve aktuale, duke kërkuar nga secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.
Sa i përket deklaratës “Ju vijmë në shtëpi e ju kapim për veshi”, mendova se detyra e Kryeministrit është të kërkojë zgjidhjen e problemit; përndryshe, respekti është i ndërsjellë”, shkroi Jajaga në “Facebook”.




