BallinaLAJMEMaqedoniInterpelancë për Këshillin Gjyqësor! Partitë e shumicës kërkojnë shkarkim të 5 anëtarëve...

Interpelancë për Këshillin Gjyqësor! Partitë e shumicës kërkojnë shkarkim të 5 anëtarëve të zgjedhur në Kuvend

Deputetët e shumicës në Kuvend dorëzuan interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit gjyqësor që u zgjodhën në Kuvend. Kjo është me rëndësi për fillimin e reformave në gjyqësor, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

“Zgjidhja e këtyre sfidave është e domosdoshme për kthimin e besimit te gjyqësori dhe për përforcimin e sundimit të së drejtës. Maqedonia përfundimisht të marrë sistem gjyqësor efikas, të pavarur dhe profesional që do të jetë i lirë nga padrejtësitë dhe korrupsioni por edhe nga interesa të ndryshme partiake, politike, kriminele, familjare dhe personale që e shkatërruan gjyqësorin në Maqedoni pa asnjë besim nga qytetarët”, tha Nikolla Micevski.

Lajme te lidhura

spot_img