BallinaLAJMEMaqedoniGjobat e paguara nga sistemi “Qytet i Sigurt” qytetarët nuk kanë nevojë...

Gjobat e paguara nga sistemi “Qytet i Sigurt” qytetarët nuk kanë nevojë t’i dorëzojnë në stacionin policor (VIDEO)

Konfirmimet për gjobat e paguara nga sistemi “Qytet i Sigurt” qytetarët nuk kanë nevojë t’i dorëzojnë në stacionin policor

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se konfirmimet për sanksionet e paguara nga sistemi i trafikut “Qytet i Sigurt”, të cilat janë paguar në bankë ose në mënyrë elektronike, nuk ka nevojë të dorëzohen në stacion policor. Sistemi i MPB-së është automatikisht i lidhur me sistemin e Ministrisë së Financave, ndërsa qytetarët janë të obliguar që gjatë pagesës ta plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimit juridik në procesverbal. Kjo do të thotë se duhet të shënohet saktë numri unik i procesverbalit në pjesën “referencë” dhe “qëllimi i pagesës” në fletëpagesë.

Apelojmë te qytetarët që të mos e dorëzojnë konfirmimin e pagesës së sanksionit në stacion policor, me qëllim kursimin e kohës së tyre dhe shmangien e pritjeve të panevojshme.

Lajme te lidhura

spot_img