BallinaLAJMEMaqedoniFilloi gjyqi për rastin “Onkologjia dy” kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë...

Filloi gjyqi për rastin “Onkologjia dy” kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë në Shkup

Me fjalët hyrëse të prokurorisë në Gjykatën Penale të Shkupit filloi gjyqi për rastin “Onkologjia dy” kundër ish-drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë në Shkup, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska para gjykatës tha se të dy nuk kanë vepruar në interes të pacientëve, por për interesin e tyre personal dhe për interesat e kompanive private, përmes prokurimeve publike të dyshimta, duke e dëmtuar buxhetin e klinikës për gati 36 milionë euro. Jakimovska tha gjithashtu se gjatë procedurës, prokuroria do të dalë me prova, përkatësisht raporte financiare dhe dokumentacione nga prokurimet publike, si dhe me dëshmi të zyrtarëve, me të cilat do të dëshmojë se të akuzuarit nuk kanë vepruar në interes të këtij institucioni publik. Gjykata Penale në qershor të këtij viti e ka miratuar aktakuzën kundër dy ish-drejtorëve për shpërdorime, mashtrim dhe përvetësim në shërbim gjatë periudhës nga viti 2018 deri më 2022. Vasev është i akuzuar edhe në një rast tjetër për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve, i cili tashmë ka filluar dhe është në fazën e administrimit të provave.

Lajme te lidhura

spot_img