BallinaLAJMEMaqedoniFaton Ahmeti: Tetova në këmbë, për gjuhën shqipe, flamurin shqiptar, identitetin tonë...

Faton Ahmeti: Tetova në këmbë, për gjuhën shqipe, flamurin shqiptar, identitetin tonë kombëtar.

Kryetari i BDI-së për Tetovën, Faton Ahmeti, ka vlerësuar lartë tubimin e jashtëzakonshëm të zhvilluar në Tetovë, ku ishin krerët e BDI-së, në krye me liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Postimi i plotë i Faton Ahmetit:

Sonte Tetova në këmbë, për gjuhën shqipe, flamurin shqiptar, identitetin tonë kombëtar.

Askush nuk do ta kishte menduar se vjen dita që të arriturat e shqiptarëve do të cenoheshin nga vetë shqiptarët që shndërruan veten e tyre në vazalë të partisë maqedonase në pushtet.

Tetova, bashkë me të gjitha qytetet dhe vendbanimet tjera shqiptare autoktone në Maqedoni, përsëri do ta ngrisin zërin e tyre për të mos lejuar nëpërkëmbjen e shqiptarëve dhe mohimin e të drejtave tona themelore.

Lajme te lidhura

spot_img