Çdo një prej nesh obligohemi që të dëshmojmë të mirën, mirësjelljën, përkrahjen e përkushtimin e miqve, dashamirëve e bashkëpunëtorëve.
Vite me radhë na bashkoi një ideal dhe një qëllim, mirëqenia e bashkëfshatarëve tanë dhe vendit ku jetojmë e verpojmë, haraçinasve dhe Haraçinës, dhe këtë obligim në çdo hap u munduam ta bëjmë së bashku, pa kalkulime e pa asnjë rezervë.
Atje ku unë isha bartës i procesit, përkrah e kisha në çdo hap. Ndihmuam sa mundëm edhe pse nuk ishim pjesë e pushtetit lokal me aq sa kishim e mundeshim në suaza të autorizimeve, por gjithnjë të vendosur që këtë ndihmesë e përkrahje ta bëjmë edhe më të madhe dhe më kuptimplote, dhe ja sot jemi para një procesi ku kërkojmë përkrahjen për të vazhduar punën dhe aktivitetin publik, kësaj radhe si prijës i procesit, jo unë por ai i cili çdo herë ishte përkrah meje, e tani radhën e kam unë të jem përkrah tij.
Sot kërkoj me bindje përkrahjen e gjithë haraçinasve për Skender Isufin, jo vetëm si një emër e një bashkëpunëtor, por si një njeri i përkushtuar për të mirën e banorëve të Haraçinës.
Me Skender Isufin si bartës të procesit, Haraçina do të jetë edhe më e avansuar si në infrastrukturë, kushte më të mira në shkollim, përkujdesje shëndetësore 24 orëshe, aktivitete për rininë dhe ardhmërinë e tyre, pa anashkaluar edhe më të vjetërit.
Mirëqenien e Haraçinës të gjithë e kemi obligim. Rrugëtimi për avansim të të drejtave dhe të mirave të përbashkëta ka filluar e ne duhet ta vazhdojmë. Rruga është e gjatë dhe nuk është e lehtë, por së bashku do t’ia dalim.
Haraçina na bashkon e vetëm bashkë mund të gjallërojmë Haraçinën.



