“Me buxhetin për vitin 2025 qevria synon të shpenzojë rreth 6,5 miliard euro ndërsa nga ana tjetër të arkëtojë 5.8 miliard euro. Deficiti buxhetor është planifikuar në 4 % ndërsa inflacioni në 2.2%”.
Dit më parë Kuvendi miratoi Buxhetin për vitin 2025, autoritetet zotohen se buxheti i vitit 2025 është zhvillimor por në të njejtën kohë mundëson edhe konsolidim fiskal.Për investime kapitale janë planikfikuar 50,5 miliardë denarë, si dhe 349,6 miliardë denarë për shpenzime rrjedhëse.
Sipas njohesit të çështjeve ekonomike Abil Baush edhe ky buxhet në përbërje është i njejtë si ai vitit paraprak. Ai shton se buxheti ka mungesë të komponetës zhvillimore dhe është është i programuar për rritjen e pagave dhe transfere sociale gjë që mund të ndikon edhe në rritjen e inflacionit.
“Nuk kemi komponentë zhvillimore e cila mund të shifet, nuk kemi një reformë në buxhet e cila mund ti regjistrojë aritjet e shpenzimeve të cilat bëhen në buxhet.Me nji buxhet i cili është i programuar të risë shpenzimet të tipit të rrogave, pensioneve apo transferefe sociale ti nuk gjeneron mjete të cilat do ta ndalin inflacionin por të kundërtën e ritë inflacionin”, u shpreh ekonomisti Abil Baush.
Zeqiri: Nevojitet realizim më i mirë i buxhetit
Durim Zeqiri nga OEMVP shton se nevojitet realizim më i mirë i buxhetit, ndërsa sa i përket asaj që vendi të ketë zhvillim ekonomik, duhet që më së paku të ketë rritje ekonomike prej 4 % në nivel vjetor.
“Rritja që e kemi regjistruar përgjatë viteve të fundit është minimale dhe nuk ka ndonjë efekt pozitiv. Këtë e themi për arsye sepse të gjitha praktikatat dhe stardadet ekonomike globale tregojnë që për të pasur një rritje të denjë dhe të shëndoshë ekonomike më së paku për 5 vite me radhë duhet të kemi rritje prej mbi 4 % gjegjësisht mbi 4,5 % të GDP-së”, theksoi drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri.
Investimet kapitale në buxhetin për vitin 2025, Baush: Gjithmonë ka ngecje në realizimin e investimeve
Ajo që vërhet pothuajse në çdo buxhet është realizimi i dobët i investimeve kapitale thotë ekonomisiti Abil Baush.
“Nuk mundeni të keni investime kapitale me vlerë historike ndërsa në anën tjetër nuk janë të paraparë se si do të reailzohen në vitin operativ të cilën e kemi. Shembull investimet kapitale në ifranstrukturë, raelizimi i tyre kur do të bëhet, nuk ka afate thotë ekonomisiti Abil Baush
Zeqiri: Koridori 8 dhe 10d, projektet kyçe në vitin 2025
Zeqiri nga ana tjetër shton se si odë kanë kërkuar që në projektet e rëndësishme si koridori 8 dhe 10d të përfshihen edhe kompanitë vendore.
“Në buxhetin e vitit 2025 sidmos për projektin koridori 8 dhe 10 d tu jepet mundësi që edhe në atë projekt si subkontraktues të marrin pjesë edhe kompanitë shqiptare dhe në rast se nuk i plotësojnë standardet dhe kushtet institucionet të jenë të gatshme ti asistojë kompanitë për plotësimin e të njejtave me qëllim që edhe ata pastaj të vazhdojnë të marrin pjesë në atë projekt”, u shpreh Zeqiri.
Qeveria planifikon që në vitin 2025 të ketë rritje ekonomike prej 3,7 % ndryshe nga Banka Popullore e cila parashikon rritje prej 3,3 % dhe Banka Botërore e cila ka projeksionuar rritje prej 2,5 % të ekonomisë vendase.



