andidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, zhvilloi sot një takim me Matteo Mecacci, Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR.
“E informova z. Mecacci për tensionet e shtuara në Çair dhe praktikat e palejuara që po përdoren nga kundërshtarët, si frikësimi i votuesve, përpjekjet për ryshfet dhe keqpërdorimi i resurseve publike për fushatë partiake,” tha Osmani.
“Qëllimi ynë është i qartë: zgjedhje të lira, të ndershme, demokratike dhe transparente, ku zëri i qytetarëve do të jetë i vetmi fitues,” përfundoi Osmani.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen në tetor dhe tashmë kanë nisur zhvillime të rëndësishme në disa komuna kyçe, përfshirë edhe Çairin.



