Kandidati i Aleancës AKI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka prezantuar një program të detajuar për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, duke e cilësuar atë si “shpirtin e qytetit”, ndërsa mjeshtrit dhe zejtarët si “zemrën” e saj.
Në një postim publik, Osmani theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore përmes mbështetjes konkrete ndaj zejeve tradicionale.
Shkrimi i plotë i Osmanit në vijim:
Le të ringjallet Çarshia!
Çarshia e vjetër e Shkupit është shpirti i qytetit, ndërsa mjeshtrit dhe zejtarët janë zemra e saj.
Si kandidat për kryetar të Çairit, kam një program të qartë për mbështetje dhe zhvillim të zejtarisë:
“Mjeshtër dhe nxënës” – mbështetje për mjeshtrit që trajnojnë të rinjtë.
Fond grantesh – mjete për vegla, pajisje dhe subvencione.
“Përjeto Çarshinë” – ngjarje mujore me eksperiencë të gjallë.
Platformë online – promovim dhe shitje digjitale.
Integrim urban – motive të zejeve në hapësirat e reja publike.
Qëllimi ynë është i qartë: Çarshia të mos mbetet vetëm kujtim, por të bëhet qendër e gjallë e kulturës, turizmit dhe traditës.
Me duart tuaja të arta dhe strategjinë tonë do ta rikthejmë Çarshinë në hartën e botës!
#ÇarshiaRron #Çair #BujarOsmani



