BallinaLAJMEMaqedoniBobi Hristov shpallet tepricë teknologjike në TV Telma, Sindikata ngre zërin në...

Bobi Hristov shpallet tepricë teknologjike në TV Telma, Sindikata ngre zërin në mbështetje të gazetarit

Sindikatа e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave (SHPGPM) shprehu shqetësim lidhur me njoftimet nga TV Telma për largimin nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të mediave në kuadër të një sistematizimi dhe programi të ri. Sipas Sindikatës, riorganizimi është i drejtuar ndaj redaktorit dhe gazetarit shumëvjeçar Bobi Hristov.

Nga SHPGPM njoftuan se, pas një komunikimi gjatë gjithë ditës, shqyrtimit të rastit dhe konsultimeve me ekipin e tyre ligjor, qëndrojnë plotësisht në mbështetje të anëtarit të tyre.

Sipas njoftimit të dorëzuar në Sindikatë, TV Telma ka nisur procesin për shpalljen e tepricës teknologjike të punonjësve, së bashku me një program të ri dhe rishpërndarjen e vendeve të punës.

Nga SHPGPM theksojnë se veçanërisht shqetësues është fakti se riorganizimi, sipas informacioneve që kanë në dispozicion, është i drejtuar vetëm ndaj një personi – redaktorit dhe gazetarit shumëvjeçar Bobi Hristov, pozita e të cilit hiqet tërësisht dhe shpallet si tepricë teknologjike.

Sindikatа paralajmëron se rasti ngre pyetje jo vetëm për të drejtat e punëtorëve, por edhe për të drejtat profesionale dhe lirinë e gazetarëve, veçanërisht pasi bëhet fjalë për një gazetar me përvojë dhe me shumë vite punë në media.

“SHPGPM konsideron se ndryshime të tilla serioze strukturore në mediat, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë interesin publik, duhet të bëhen me kujdes, në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, por edhe duke marrë parasysh ndjeshmërinë e situatës në sektorin mediatik”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Nga Sindikata gjithashtu paralajmërojnë se ky vendim vjen në një periudhë kur sektori mediatik në Maqedoni po përballet me mungesë të kuadrove të reja, si dhe të gazetarëve të pavarur dhe me kredibilitet.

SHPGPM i bëri thirrje drejtimit të TV Telma që edhe një herë ta shqyrtojë me kujdes vendimin për shpalljen e tepricës teknologjike dhe të marrë plotësisht parasysh të drejtat e punëtorëve.

Lajme te lidhura

spot_img