Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti i shoqëruar nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe deputeti i zonës Sadulla Duraku kanë realizuar një takim informues ku u theksua rëndësia e jashtëzakonshme e zgjedhjeve të tetorit, shkruan Top24
Së bashku me dy deputetët dhe kryetarin e komunës së Likovës ishte dhe kryetari i degë së BDI-së Mirsad Ibrahimi.
Me ftesë të strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim – dega në Likovë së bashku me deputetin e zonës Sadulla Duraku, kryetarin e degës Mirsad Ibrahimi dhe kryetarin e komunës Erkan Arifi, pata kënaqësinë të marr pjesë në një takim informues me strukturat e kësaj dege, ku u theksua rëndësia e jashtëzakonshme e zgjedhjeve të tetorit.
Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme por do të jenë një referendum me rëndësi të veçantë për shqiptarët, është momenti vendimtar për të ndalur politikat antishqiptare dhe për t’i dhënë fund degradimit institucional që i është bërë shqiptarëve për një vit e gjysëm me qeverinë VMRO – VREDI. Është koha të mobilizohemi fuqishëm dhe të flasim me një zë të vetëm për të ardhmen tonë politike dhe institucionale.
Faleminderit strukturave të Likovës për pritjen, angazhimin dhe besimin!



