Kandidati i Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, sonte zhvilloi takim me banorët e Kondovës, vendlindja e tij. Në këtë aktivitet morrën pjesë edhe kryetari aktual i komunës së Sarajit, Iljas Veseli, si dhe shefi i shtabit komunal, Senehat Murtezani.
Ramadani u prit ngrohtësisht nga bashkëvendësit e tij, të cilët, siç tha ai, e njohin që nga fëmijëria dhe janë dëshmitarë të karakterit dhe përkushtimit të tij në rrugëtimin jetësor e politik.
“Faleminderit nga zemra për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen tuaj! Ju jeni forca ime, dhe me ju vizioni ynë do të bëhet realitet,” u shpreh Ramadani.
Ai theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim është zëri i dinjitetit dhe bashkimit politik shqiptar, që punon për barazi të plotë dhe zhvillim modern në Maqedoninë e Veriut.




