Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Kasami vlerësoi transformimin që ka përjetuar Tetova gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar se puna dhe zhvillimi do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në mandatin e ardhshëm.
“Ngado që shkojmë, vërehet entuziazëm i madh që zhvillimi i Tetovës të vazhdojë më tutje. Tetova e ka gjetur rrugën e drejtë dhe nuk kthehet në të kaluarën e zymtë,” theksoi Kasami.
Ai shtoi se synimi i tij dhe i ekipit të VLEN-it është që Tetova të bëhet një qytet më i mirë, më i zhvilluar dhe më funksional, një qytet me të gjitha nishanet, për fëmijët dhe për gjeneratat që vijnë pas.



