Kandidati i Aleancës pë Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të komunitetit sportiv në qytet, ku u njoh nga afër me problemet që po përjetojnë sportistët, veçanërisht të rinjtë.
“Mbi 900 fëmijë të Ligës së Fëmijëve në futboll detyrohen të shkojnë në Gostivar për të zhvilluar ndeshjet kampionale, vetëm sepse fusha e futbollit te qendra sportive në Tetovë është shndërruar në pronë private nga kjo garniturë keqbërëse,” deklaroi Rexhepi.
Ndërtimin e një qendre multifunksionale moderne, terrene sportive të hapura në çdo lagje,
dhe mbështetje të vërtetë për klubet dhe sportistët e rinj.
“Sporti është për fëmijët, si parakusht për një të ardhme të shëndoshë – jo për pazare politike,” përfundoi kandidati i AKI-së.



