Sipas asaj që ka raportuar gazeta ‘’Slloboden Peçat’’, policia me urdhër të prokurorit publik ka arrestuar Deni Masevin, Drejtori i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Gazeta duke u thirrur në burimet e saj shkruan se Deni Masev ndodhet në Shutkë dhe jozyrtarisht flitet për një lidhje me grupin e Rade Trajkovskit – Shteklit, i cili paraprakisht ishte arrestuar nën dyshimin për trafik droge.
Deni Masev është rikthyer në drejtimin e tij në janar, ndërsa nga prokuroria nuk ka informacione se për çfarë dyshohet aktualisht.
Sipas burimeve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Deni Masev është shkarkuar nga pozita e tij.
E gjithë ka ndodhur pak para nisjes për në Lihtenshtajn dhe fillimit të kualifikimeve të Botërorit 2026.



