BallinaLAJMEMaqedoniAli Ahmeti për protestat në Shqipëri: Dhuna nuk është zgjidhje, kërkohet dialog...

Ali Ahmeti për protestat në Shqipëri: Dhuna nuk është zgjidhje, kërkohet dialog politik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Shqipëri pas protestave të dhunshme, duke u bërë thirrje klasës politike, protestuesve dhe institucioneve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të shmangin përshkallëzimin e tensioneve. Ahmeti ka thënë se zhvillimet po i përcjell me shqetësim të thellë, ndërsa ka vlerësuar se momenti aktual kërkon maturi politike, dialog dhe angazhim të përbashkët për të gjetur zgjidhje në interes të vendit dhe qytetarëve. Ai u ka bërë thirrje partive politike shqiptare që të tejkalojnë interesat e ngushta partiake dhe të reflektojnë për përgjegjësinë që kanë ndaj shtetit. “Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve. Prandaj, kur Shqipëria përballet me vështirësi, të gjithë kemi përgjegjësi për të kontribuar në tejkalimin e tyre. Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh”, ka deklaruar Ahmeti.

Kreu i BDI-së u është drejtuar edhe studentëve dhe protestuesve, duke kërkuar që pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre të shprehen në mënyrë dinjitoze dhe demokratike, pa lejuar që përplasjet të zbehin mesazhin e protestave. Sipas tij, shkatërrimi i pronës dhe dëmtimi i bizneseve nuk përbëjnë zgjidhje, pasi pas tyre qëndrojnë puna dhe sakrifica e qytetarëve. Ahmeti ka theksuar gjithashtu përgjegjësinë e institucioneve shtetërore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, duke kërkuar që policia të veprojë me profesionalizëm, paanshmëri dhe respekt për të drejtat themelore.

Lajme te lidhura

spot_img