Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në vrazhdën e takimeve të tij me përfaqësuesit ndërkombëtar në vend, sot ka mirëpritur ambasadoren e SHBA-së, Nicole Varnes, në selinë e BDI-së në Reçicë.
“Sot, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, pata kënaqësinë të pres në takim Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj, znj. Nicole Varnes.
E falënderova znj. Varnes për angazhimin e saj të përkushtuar dhe konstruktiv, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, shkëmbyem mendime për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike.
Shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si kontribuues kyç për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe mbetet thelbësore për ruajtjen e frymës së saj, avancimin e barazisë dhe forcimin e kohezionit shoqëror.
Rikonfirmova përkushtimin tonë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbatimit të plotë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe orientimit të palëkundur evropian të vendit.
Dialogu i vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë mbetet jetik për ndërtimin e një Republike të Maqedonisë së Veriut demokratike, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ku të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta.”, thuhet në njëftimin e BDI-së.



