Më 8 korrik 2026, rreth orës 18:30, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup–Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Një veturë e tipit “Audi”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.A. (33) nga fshati Saraj i Shkupit, ka goditur një këmbësor të mitur nga fshati Llaskarcë.
Si pasojë e aksidentit, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Shkupit.



