35 të rinj shqiptarë janë punësuar me vendime të përhershme në Postat e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar drejtori Orhan Kurtishi, duke bërë të ditur se kjo sjellë jo vetëm një rritje të efikasitetit në shërbim, por edhe më shumë shpresë për 35 familje shqiptare në vend.
Ky hap vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për një Postë më efikase, më përfaqësuese dhe më afër qytetarëve, duke dëshmuar se përfshirja e të rinjve në tregun e punës është prioritet i qartë dhe i prekshëm.



