Mbi 99 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit janë pranuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 7 mijë aplikime janë refuzuar, ndërsa më shumë se 10 mijë janë ende në shqyrtim.
Nga aplikimet e aprovuara, rreth 22,955 qytetarë janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike.
Ndërsa 2,590 persona kanë zgjedhur të votojnë përmes kutisë postare brenda Kosovës, dhe 73,953 të tjerë do të dërgojnë fletëvotimet me postë nga jashtë vendit.
Numri më i madh i votuesve të regjistruar është në Gjermani me 49,102 persona, më pas në Zvicër me 23,456.
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora përfundon sot.



