BallinaLAJMEKosovëTakimi me Baker, Osmani: Kosova është më e fortë, e sigurt dhe...

Takimi me Baker, Osmani: Kosova është më e fortë, e sigurt dhe e zhvilluar me Amerikën përkrah

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar për takimin që ka pasur sot me Zv. Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, David A. Baker.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet.

“Kënaqësi ta mirëpres sot Zv. Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-ve, David A. Baker. Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar. Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-ve në këtë proces është jetike”, ka shkruar Osmani.

Lajme te lidhura

spot_img