BallinaLAJMEKosovëAksion i Policisë dhe Prokurorisë Speciale: Arrestohet edhe një i dyshuar për...

Aksion i Policisë dhe Prokurorisë Speciale: Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar për krime lufte në komunën e Zubin Potokut.

Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i arrestuari me inicialet J.R. dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin.

Autoritetet bëjnë të ditur se arrestimi është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës.

“Lidhur me rastin ‘krime të luftës’ në komunën e Zubin Potokut, Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R.I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Speciale do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për çka publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në komunikaten për media.

Ndryshe, institucionet kompetente po zhvillojnë gërmime në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, ku dyshohet se ndodhet një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave shqiptare të luftës.

Lajme te lidhura

spot_img