BallinaLAJMEBOTALavrov mbërriti në Alaskë i veshur me një pulovër me mbishkrimin "BRSS"

Lavrov mbërriti në Alaskë i veshur me një pulovër me mbishkrimin “BRSS”

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergek Lavrov mbërriti në Alaska përpara takimit të sotëm midis presidentëve Donald Tramp dhe Vladimir Putin, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij.

Lavrov, gjatë mbërritjes në hotelin në Ankorixh, mbante veshur një pulovër me mbishkrimin “BRSS” (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) dhe një jelek të zi.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Lavrov tha se pret vazhdimin e “komunikimit të mirë dhe të dobishëm” me delegacionin amerikan, duke vënë në dukje se ata kanë një qëndrim të qartë që do ta paraqesin në bisedime.

Ai kujtoi se deri më tani është arritur përparim i konsiderueshëm, veçanërisht gjatë vizitës së përfaqësuesit amerikan, Stiv Uitkof, dhe shprehu shpresën se edhe ky takim do të sjellë rezultate pozitive.

Lajme te lidhura

spot_img